Vetëm 24 orë nga zgjedhjet për kryetar të PD, Basha merr surprizën për ditëlindje jashtë selisë blu

schedule14:49 - 12 Qershor, 2021

schedule 14:49 - 12 Qershor, 2021

Dita e sotme për kryedemokratin Lulzim Basha është tepër e veçantë. Ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 47 vite. Nuk kishte sesi të mungonte një surprizë për liderin demokratë, i cili aktualisht është duke ndjerë “ethet” e garës brenda partisë së tij.

Ka qenë pikërisht të rinjtë, ata që e kanë surprizuar jashtë selisë blu me një tortë të realizuar me gurë shahu.

Basha nuk ka nguruar dhe e ka ndarë menjëherë në Instagram duke shkruar: “Faleminderit nga zemra për këtë surprizë. Prania juaj është dhurata më e bukur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

Kujtojmë që ditën e nesër në orën 08:00, të gjithë demokratët do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre.l.k/abcnews.al