Vetëm 24 orë nga spektakli, mamatë e “T’ka mami yll” në një mendje, po me Mikelen çfarë ndodhi

schedule19:04 - 22 Tetor, 2021

schedule 19:04 - 22 Tetor, 2021

Na ndajnë vetëm 24 orë nga nata e dytë live dance reality show “T’ka mami yll” dhe surprizat nuk kanë mbaruar. Ditën e sotme, ka qenë Mikele, i cili u rikthye në prova, duke i kërkuar falje trajner Frankos, pas fjalës së kthyer.

Ndërkohë që fëmijët kanë vijuar provat për kërcimin në grup, mamatë e tyre janë ulur së bashku në një tavolinë dhe kanë nisur diskutimet.  Në një moment biseda mes tyre është përqendruar te mami e Kristinës, të cilat mamatë e tjera në mënyrë unanime e kanë akuzuar se dëshiron gjithë kohën të jetë protagoniste.

“Nuk ka lidhje unë gjithë kohën karakter i tillë jam. Kush më njeh, e di që unë ky tip. Jam tip klasik, jam pak e egër dhe në jetën reale replikoj. Të replikosh nuk do të thotë të jesh llafazane”, u përgjigj mami i Kristinës mamave të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!