Vetëm 24 orë larg gjysmëfinales, fëmijët e “T’ka mami yll” vijojnë provat me familjarët

schedule19:21 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 19:21 - 24 Dhjetor, 2021

Na ndajnë vetëm 24 orë nga gjysmëfinalja e dance reality show “T’ka mami yll”. Fëmijët po bëjnë provat e fundit me familjarët e tyre. Kjo pasi nesër është mbrëmja familjare.

Sot profesor Albi Nako është marrë gjatë provave me mamin e Laurës dhe motrën e Kejsit. Ai ka parë performancat e tyre deri në detaj, ku padyshim nuk ka nguruar së dhëni këshilla.

Në fund, fëmijët kanë përsëritur edhe kërcimin e hapjes, i cili ndryshe nga të shtunat e tjera do të jetë shumë festiv, pasi përkon me festën e Krishtlindjeve. Nuk na mbetet veçse të presim deri nëser në mbrëmje në ekranin e ABC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!