Vetëm 22% e të infektuarve në Britani kanë shenja të koronavirusit

schedule14:34 - 7 Korrik, 2020

schedule 14:34 - 7 Korrik, 2020

Vetëm 22% e personave të testuar pozitive me koronavirus në Britani raportuan se kishin simptoma, sipas Zyrës për Statistikë Kombëtare .

Kjo tregon rëndësinë e “transmetimit asimptomatik”. Që ka të bëjë me përhapjen e virusit nga njerëz që nuk janë të vetëdijshëm se po e bartin virusin.

Të hënën, kryeministri Boris Johnson foli për atë se si përhapja asimptomatike mund të ketë kontribuar në rritjen e rasteve të koronavirusit në shtëpitë e të moshuarve.

Ndërkohë, vdekjet javore në Mbretërinë e Bashkuar janë pak më poshtë se mesatarja për këtë kohë të vitit me 10.267 të regjistruar në javën e 26 Qershorit, dhe më të ulët se një javë më parë, tregojnë shifrat. /abcnews.al