Ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare djali i shefit ekzekutiv të kompanisë së veshjesh Boohoo-së, John Lyttle.
Louis Lyttle është gjetur pa jetë në shtratin e tij në rezdinencën e familjes, afër Sevenoaks, në juglindje të Londrës.
Sipas mediave ndërkombëtare, shkaku i vdekjes së të riut, dyshohet të ketë ardhur nga mbidoza.
Autoritetet kanë hapur një hetim më të gjerë për të kuptuar më shumë detaje mbi ngjarjen.
Louis ishte një ish-nxënës në Shkollën e Kingut në Canterbury, ai vazhdonte studimet për menaxhim biznesi në Universitetin Cardiff dhe gjithashtu punonte në Bohoo që nga korriku i vitit të kaluar. /abcnews.al