Protokolli i La Liga-s për rifillimin e kampionatit, është paksa ndryshe nga kampionatet e tjera. Elita e futbollit spanjoll pritet të fillojë 12 qershor dhe për mbarëvajtjen e kampionatit, është dorëzuar një protokoll plot 37 faqe i gjatë.
Dy nga rregullat që morën më shumë vëmendje, janë si më poshtë: Vetëm 197 tifozë, gazetarë, operatorë dhe vëzhgues do të munden të ndjekin një sfidë të La Liga-s nga brenda stadiumit.
Festa e lojtarëve, pas golave të shënuar, do të lejohet, ndryshe nga kampionati gjerman, aty ku u shënuan shumë gola por nuk u festua asnjë me përqafim lojtarësh apo kontakte tjera fizike. Me kalimin e ditëve, pritet të zbulohen dhe detaje të tjera nga protokolli spanjoll./abcnews.al
La Liga plans for 197 people to attend games but no restriction on celebrations. By @sidlowe https://t.co/yOOjU4XGYM
— Guardian sport (@guardian_sport) May 18, 2020

