Talentet në Holandë nuk kanë munguar asnjëherë, me ekipi si Ajax e Feynoord që kanë prodhuar në masë. Sezonin e shkuar, De Ligt e De Jong ishin emrat më të përfolur në Euredivisie, ndërsa këtë sezon, e gjithë vëmendja është te mesfushori i Feynoord, Orkhun Kokcu. 18-vjeçari ka origjinë turke, por ka lindur në Holandë dhe ka nënshtetësi holandeze.
Me ekipin e Feynoord, Kokcu ka luajtur 8 ndeshje në kampionat, ku ka gjetur rrugën e rrjetës një herë. Në Europa League, mesfushori është aktivizuar në 5 takime dhe ka shënuar një gol, ndërsa në Kupën e Holandës sezonin e shkuar, luajti vetëm një ndeshje dhe shënoi.
Një mesfushor që e njeh mirë golin dhe i palodhur në qendër të fushës, Kokcu ka marrë shumë vlerësime nga analistë të futbollit në Holandë. Emri i tij po përmendet shumë edhe në merkato, pasi ekipe si Arsenal, Lyon, Tottenham e Manchester United kanë dërguar skautë të shumtë në ndeshjet e Feynoordit./abcnews.al