Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shumë aktiv në rrjetet sociale. Përveç angazhimeve politike, ai ndan edhe detaje nga jeta private.
Së fundmi, ka zbuluar edhe një të fshehtë lidhur me të birin, Isa, i cili është 16 vjeç.
Pacolli ka treguar se Isa që tani ka vendosur profesionin e së ardhmes dhe është krejt ndryshe nga moshatarët e tjerë. Ai ka postuar një foto të të birit dhe ka thënë se Isa ka filluar të bëjë orën e parë të kursit për patentë të pilotit.
”Dje Isa mbushi 16 vjeç. Sot ai bëri orën e parë të kursit për patentë të pilotit. Gjithçka shkoi mirë”, ka shkruar Pacolli krahas fotos./abcnews.al