Vetëm 1 pikë në 4 ndeshje, klubi i njohur i Ligue 1 i jep “lamtumirën” trajnerit

schedule14:16 - 29 Nëntor, 2023

schedule 14:16 - 29 Nëntor, 2023

Konsiderohen si një ekip i mesit të tabelës, por sërish vetëm 1 pikë, nga 4 sfidat e fundit janë jashtëzakonisht shumë pak. Bëhet fjalë për francezët e Nantes, bordi i së cilës i ka dhënë “lamtumirën”,teknikut, Pierre Aristouy.

Francezi 43-vjeçar mori në dorë “frerët” e “kanarinave” në 9 maj të këtij viti dhe drejtoi skuadrën në vetëm 17 ndeshje, ku arriti të fitojë 5 prej tyre, të barazojë 4 të tilla, si dhe të humbasë 8 përballje.

Për këtë arsye dhe për të mos përjetuar sërish “makthet” e rënies nga kategoria, siç pësuan vitin e shkuar ku shpëtuan në ndeshjen e fundit të sezonit, bordi i Nantes ka vendosur t’ia besojë pankinën, një tjetër francezi, 51-vjeçarit, Jocelyn Gourvennec, i cili më herët në karrierën e tij ka qenë tekniku i Lille, ku ka arritur të fitojë dhe Superkupën e Francës, në sezonin 2021-2022. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!