Vetëm 1 muaj që është bërë baba, kompozitori i njohur shqiptar zbulon të përbashkëtën me të birin

schedule17:54 - 27 Nëntor, 2020

schedule 17:54 - 27 Nëntor, 2020

Kompozitori i njohur shqiptar, Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, gazetarja Pejana Elezi u bënë prindër për herë të parë në 1 tetor. Bukuroshja solli në jerë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Gred.

Ndonëse ditët kanë shkuar, Kledi është treguar pak i kursyer me fotot e të birit, duke mos e zbuluar pamjen e tij.

Mirëpo disa orë më parë ai ka ndarë një moment shumë të ëmbël me të duke pushuar bashkë.
“Flokë të njejtë, ngjyra të ndryshme”, ka shkruar Kledi krah fotos duke treguar se kjo është një prej të përbashkëtave të tyre.

Ndërkohë të gjithë janë bërë kuriozë për ta parë portretin e plotë të djalit dhe për të mësuar më shumë se kujt i ngjan. l.k/abcnews.al