14 persona kanë humbur jetën nga incidenti i ndodhur një ditë më parë në Itali ku një kabinë e teleferikut është shkëputur dhe ka rënë në tokë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vetëm një person nga 15 që ndodheshin në bord kanë shpëtuar, ndërsa pjesa tjetër kanë humbur jetën, mes viktimave ka edhe turistë.
Ngjarja tragjike ndodhi në një zonë malore pranë liqenit të njohur gjerësisht nga turistët si Lago Maggiore. 13 persona u konfirmuan të vdekur rreth orëve të pasdites, ndërsa dy fëmijët të moshës 5 dhe 9 vjeç u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e Torinos.
Fatkeqësisht, gjatë mbrëmjes, mediat italiane konfirmuan se fëmija 9 vjeç nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta. Viktimat mësohet se ishin turistë të nisur nga qyteza e Stresas për një udhëtim panoramik i cili zgjat rreth 20 minuta me teleferik drejt lartësive.
Sipas autoriteteve italiane, mes viktimave ka edhe shtetas të huaj. e.su./abcnews.al