Vetëm 1 gol në dy miqësoret e qershorit, Frattesi “kritikon” Italinë: Në Evropian nuk do të kemi kaq shumë raste

schedule12:16 - 10 Qershor, 2024

schedule 12:16 - 10 Qershor, 2024

Është një turp kjo sasi golash, për një Kombëtares, si “Të Kaltërit” e Italisë. Djemtë e teknikut Luciano Spalletti kanë zhgënjyer totalisht në këtë minifazë përgatitore, për Kampionatin Evropian të futbollit, teksa në dy miqësoret e luajtura fillimishtm ndaj Turqisë e më pas ndaj Bosnje Hercegovinës kanë arritur të shënojnë vetëm 1 gol, në fitoren minimaliste ndaj këtyre të fundit.

Goli i vetëm i këtyre miqësoreve erdhi nga “fantazisti” i “Zikaltërve” të Inter, Davide Frattesi, i cili realizoi një “perlë” ndaj ballkanasve, mirëpo, pavarësisht se pas ndeshjes u duk të ishte tepër i lumtur për fitoren në këtë sfidës, sërish i bëri një “autokritikë” skuadrës së tij, ku theksoi se duhet të përmirësohen në konkretizimin e rasteve të krijuara.

“Katër gola dhe 9 ndeshje me Kombëtaren është një bilanc i shkëlqyer, por mund të shënoja të tjerë gola. E di se duhet të përmirësohem shumë. Të gjithë duhet të japim diçka ekstra nëse duam të jemi gati për Euro 2024. Mund të kishim bërë më mirë. Krijojmë raste, por duhet t’i menaxhojmë më mirë mundësitë tona. Duhet të finalizojmë, pasi në sfidat e grupit nuk do të kemi kaq shumë raste në dispozicion”,- theksoi Frattesi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!