Alex Orchin, 31 vjeç lëviz nëpër fshati e tij me një makinë, që konsiderohet si më e vogla në botë. Makina Peel P50 hyri në Guinnesss si makina më e vogël ndonjëherë pasi është vetëm 1.3 metra e gjatë. Ka një motor benzine me cilindër 49 cc dhe arrin 37 km/orë.
Alex thotë se makinën e ka blerë në vitin 2018. “Më pëlqejnë makinat e çuditshme, makinat e vjetra, çdo gjë që është e çuditshme dhe alternative në thelb. “Ky është një riprodhim, ato janë bërë fillimisht në vitet ’60. Ishte Jeremy Clarkson ai që i bëri ata të famshëm në Top Gear.”, tha ai.
/abcnews.al