Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vetëizolimi nuk duhet të jetë stres e panik për qytetarët”, psikologia Rustemi jep këshillat se si duhet ta përballojmë këtë situatë

schedule21:02 - 12 Mars, 2020

schedule 21:02 - 12 Mars, 2020

Psikologia Jorida Rustemi në studion e ABC News është shprehur se ne duhet të jemi të përshtatshëm në lidhje me këtë virus në myrë që të mos e përjetjmë në një nivel të lartë paniku.

Nga studio e abcneës.al psikologia është shprehur se në një situatë të tillë është e rëndësishme që gjithsecili nga ne të jetë sa më i bindur ndaj rregullave dhe masa të marra.

Rustemi ndër të tjera ka theksuar se bindja është një virtyt që do të na mbrojë si individë, do të jetë një mënyrë e mirë për të mbrojtur të afërmit dhe personat me të vilët ne kemi kontakt.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Që nga nesër ne dhe me mjetet private do të mund të kenë një lejë të veçantë kalimi dhe lëvizje, por njerëzit e tjerë që nuk kanë asnjë arsye për të dalë nga shpia policia nuk të lejon që të dalësh nga shtëpia. Po ne na ndryshon regjimii jetës, jemi të ngarkuar jemi në panik si ta marrim me qetësi këtë moment?

Jorida Rustemi: Nuk është një ndryshim i gjatë i stilit jetës që ta marrim me një ngarkesë të madhe, unë e kuptoj ne kemi kaluar një sërë traumash që nga 90’ e me radhë jemi të ngarkuar sapo kemi kaluar termëtin ku një pjesë akoma nuk e kanë marrë ende veten, janë ende me stilin e mbijetimit në mendje. Jemi në një vend ku pasiguria dhe cedimi i cilësisë është mëse e zakonte do të duhet të përballemi dhe të mbijetjë ndaj normalitetit të jetës së zakoshme. Kjo është një situatë që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, është pandemi botërore ka diku më shumë e diku me pak, por ne si njërëz si shoqëri duhet të ndryshojmë stilin tonë të jetesës për dy javë, na është kërkuar që të jemi në shtëpi, në vendin ku ne kemi sigurinë donë dhe të përpiqemi të kalojmë gjëndjen. Nuk është një sakrificë nuk është një saktificë e madhe, por sakrivficë ëhstë për ato që duhet të dalin për të punuar. Unë jam një person që punoj për të drejtat e njeriut dhe në këtë situatë pengimi i lëvizjes është një mënyrë e duhur për tu mbrojtur. Ne kemi dhe shembullin e Kinës që kanë një tjetër komplet ndryshe nga Kina ditën që tja dilnin dhe të kontrollonin dhe ja dolën duke sakrifikuar në një kohë të shkurtër. Këtë saktificë ne mund ta bëjmë pa u shqetësuar shumë. Përmes telefonit, televizorët ne jemi në kontakt me të gjithë dhe kjo na ndihmon të na nxjerrë nga paniku.

Mirela Milori: Nëse si profesioniste do ju vinte një pacientë që të thoshtë se më 26 nëntor kalova një panik, që kisha frikë të futesha në shtëpi tashmë kam frikë të dal nga shtëpia.Ne po e jetojmë të gjithë këtë, nuk po e shohim në film si ta kalojmë më kollaj këtë?

 

Jorida Rustemi: Ka disa këshilla praktike që duken shumë të thjeshta, por duhet të jemi konsuentë në mënyrë që ato të zënë vënë. Unë u konsultova me faqene OBSH para se të vija këtu, për të parë gjerat që duhet të bëhen. Duhet të zbatohen rregullat e higjenës që tashmë janë shumë të ditura. Duke pasur sigurinë se ke zbatuar rregullat fizike do të kesh dhe qetsinë psikologjike në kushtete e shtëpisë. Në një gjendje të qetë psikologjike mund të bëjnë gjërat që duan, të bëjnë ushtrime fizike dhe për ata që ju mungon palestra mund ta bëjnë në mënyrën e duhur në kushte shtëpie. Ësëhtë e rëndësishme që të ushqehen në mënyrën e duhur e të mos denden në karbohidrate dhe seqerna, të përpiqen që të ushqejnë marrëdhëniet familjare. Në fund të fundit ka disa gjëra që vijnë për m irë. Nuk duhet të vendosemi te veset e vogla që mund të na kenë ndihmuar në rastet e mëparshme siç është konsumimi i duhanit, përdorimi i alkolit dhe substancave të tjera. Të referohemi në gjërat që na kanë shërbyer në të shkuarën. Të lexuarit, të parit e një komedie, qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për të vegjëlit dhe për të moshuarit.

Mirela Milori: Në situatëtn e tëretit ishte pyetja se si do jua shpjegojmë fëmijëve në këtë situatë jemi përballë moshës së tretë. Në shumicë me kolegët theksojmkë se prindërit i kemi mbyllur, por ato duan të dalin të na takojnë dhe ne nuk i lejojmë. Si ta përballojnë këtë emocion dhe të mos i dëmtojmë?

Jorida Rustemi: Nuk është shumë e nevojshme që duhet të jetë tek dera, nuk janë vetëm ato të rrezikuarit personat që kanë kondicione të mëparshme apo moshat e treta duket se janë më të rrezikuar për ta kaluar këtë koronavirus, por nuk është e thënë pasi dhe moshat e reja dhe fëmijët mund ta kalojnë me komplikacione. Ka dhe shumë mite këtu, si konsumimi i hudhrës i alkoolit apo ai i rakisë, por edhe hudhra është antibakterial por jo antiviral siç ka dhe mite të tjera a kalon apo jo me pickimin e mushkonjës jo nuk kalon. A shërbejnë banjot e nxehta jo është jo që thashë dhe më lart asnjë nga këto nuk shërben pasi trupi mban temperaturën e vet shumë shumë mund të rrezikosh se mund të kesh probleme me irritacionin e lëkurës duhet ta marrim informacionin aty ku duhet marrë. Dhe të mos e mbingarkojmë veten.  Mjafton që ti dëgjosh lajmet në një tjetër të ditës dhe nëse ndjen se ngarkohen priskologjikisht mund të larghen. Në këtë kuadër dhe kontaktet me familjarët. E rëndësishme është që të respektohet higjena pasi nëse respektohet higjena çdo gjë është nën kontroll. Unë do të ishaq shumë për një karantinimk për dy javë por duket se është zgjedhur që të shkohet në mënyrë graduale. Informacioni i ndryshuar nga momenti në moment i bën jo të buindur dhe u shkakton shumë emocione negative dhe kjo do të bëjë që të kemi shkelje rregullash më mirë do të ishte që shqiptarët ta dinin planin dhe vetë virusi do e jepte shfaqjen e  vet.

Mirela Milori: Po ata njerëz që janë të detyruar të dalin në punë, se ne po flasim për ato njerëz që lëviznin për fundjavat nuk e bëjnë dot këtë, por këto njerëz që ju duhet të dalin në punë, janë policët, gazetarët, mjekët, ushtarët ne jemi këtu dhe vijojmë njëlloj punën ne jemi njëlloj të ekzpozuar.çfarë këshille mund të japësh?

Jorida Rustemi: Këto janë persona që kanë ngarkesën e këtij virusi, vërtet kanë veshtirësinë se si duhet të veprojnë me veten dhe se si duhet të veprojnë me familjarët dhe të tjerët dhe këto janë persona që duhet të përshendeten. Dhe ne personat që sduhet të dalim duhet që të respektojmë rregullat për hir të këtyre. Këto persona që u duhet të dalin në një moment tjetër është e rëndësishme që të karatinohen me persona të tjerë larg familjes së tyre dhe do të kenë dhe ngarkesat psikologjike të karantinimit kjo është një situatë e vështirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!