Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Mësohet se një e moshuar është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.
“Më datë 17.08.2024, në rrugën “Hamdi Sina”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al