Vetëhedhja e portierit të Partizanit, gazetari: Dëmtim në mushkërinë e majtë

schedule23:28 - 5 Tetor, 2019

schedule 23:28 - 5 Tetor, 2019

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, u vetëhodh nga kati i gjashtë i banesës së tij, te Komuna e Parisit mbrëmjen e së shtunës. Policia e kryeqytetit njoftoi se dyshon se ngjarja ndodhi nën kushtet e rënda psikologjike.

Gazetari i ABC News, Bledar Kuka, raportoi në një lidhje telefonike se rreziku akut në lidhje me jetën e portierit ka kaluar. Megjithatë duhet pritur që të kalojnë së paku 24 orë për të thënë që Teqja ka kaluar rrezikun për jetën përfundimisht.

Futbollisti 24-vjeçar ka pësuar dëmtimin më të madh në mushkërinë e majtë, ndërkohë që nuk ka pasur thyerje kockash.

“Ai rreziku akut mund të themi që ka kaluar ose të paktën është në gjendje më të mirë pas një rrëzimi të tillë pasi e dimë çdo të thotë të rrëzohet një njeri nga pallati. Është fat i madh. Varet nga mënyra se si ka rënë Aldo. Mjekët në këto momente që flasim japin shpresë që ai mund ta kalojë këtë problem. Nuk dihet me çfarë pasojash. Kam pasur një komunikim me spitalin e traumës dhe burime bëjnë me dije se duhet pritur të paktën 24 orë për të thënë që përfundimisht e ka kaluar rrezikun për jetën sepse mushkëria e dëmtuar e majtë… mushkëria është një organ i rëndësishëm. Ndërkohë që organizmi lufton me problemet fizike është një organ jetësor që ai të jetë në gjendje ta zhvillojë këtë betejë për jetën me sukses. Fati është që nuk ka asnjë thyerje. Janë gjasat që Aldo ta kalojë rrezikun”, tha Bledar Kuka.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi klubi i Partizanit, Skënderbeut dhe Federata Shqiptare e Futbollit, ku i qëndrojnë afër portierit Teqja dhe familjarëve të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!