Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vetëdorëzohet në Kosovë Artan Grubi/ Nura: Akti duhet përshëndetur, BDI duhet të mbajë qëndrim

schedule13:23 - 23 Shkurt, 2026

schedule 13:23 - 23 Shkurt, 2026

Analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, e cilësoi si të vonuar vetëdorëzimin e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pranë autoriteteve të drejtësisë.

Sipas Nurës, Grubi përballet me një akuzë konkrete për korrupsion, ndërsa theksoi se statusi i tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit e rëndon më tej procesin.

Analisti vlerësoi se akti i vetëdorëzimit është në të mirë të vetë Grubit, duke lënë të kuptohet se ky hap është ndërmarrë pas këshillimeve me avokatët. Ai shtoi se, në rast se ish-zyrtari shpallet i pafajshëm, kjo do të përbënte një fitore jo vetëm personale, por edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.



Nura theksoi gjithashtu se çështja përbën një ngarkesë politike për partinë e Grubit dhe për faktorin shqiptar në vend. Sipas tij, fillimisht situata duhet të menaxhohet nga subjekti politik që ai përfaqëson, ndërsa më pas nga elektorati shqiptar që e ka mbështetur. Në përfundim, analisti nënvizoi se, në momentin e prononcimit publik, Grubi duhet të ndajë përgjegjësinë personale nga ajo e partisë dhe e komunitetit që përfaqëson.

“Është një veprim i vonuar. Është i akuzuar për korrupsion dhe bëhet fjalë për një akuzë precize. Grubi është “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Akti duhet përshëndetur, megjithëse është i vonuar. Nëse ka bërë korrupsion duhet që të përballet me drejtësinë në Maqedoninë e Veriut. Fakti që është ‘non grata’ e rëndon shumë procesin.

Grubi duhet të mbajë qëndrim, ka një qëndrim të partisë së tij, që është shumë racional. Fakti që është vetëdorëzuar është në të mirën e tij dhe ka bërë analizat e duhura me avokatët dhe vetveten. Nëse del i pafajshëm është një fitore jo vetëm e Grubit, por edhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Është një parti që ka qeverisur gjatë në Maqedoninë e Veriut, partia duhet të mbajë një qëndrim në hapin që Grubi bëri. Faktori shqiptar, duan apo nuk duan, është një ngarkesë që i vjen. Së pari duhet ta menaxhojë partia e tij dhe më pas të gjithë shqiptarët të cilët e kanë votuar. Është nja ngarkesë politike për të gjithë shqiptarët, sepse është një politikan me peshë, por kjo nuk është me peshë. Ai kur të prononcohet duhet në ndajë veten nga partia dhe të ndajë veten nga shqiptarët”, tha analisti Nura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!