Vetëdorëzohet Klement Balili

schedule10:56 - 15 Janar, 2019

schedule 10:56 - 15 Janar, 2019

Është vetëdorëzuar Klement Balili. Burime për ABC News kanë konfirmuar se ai është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Aktualisht ai po mbahet në Drejtorinë e Polisicë së Tiranës pasi u mor në pyetje në Komisariatin nr.6. Mësohet se Balili u vetëdorëzua rreth orës 08:45 të së hënës në zonën mes Delvinës dhe Finiqit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Kement Balili kërkohej për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

I mbiquajturi “Eskobari i Ballkanit” është një ndër emrat e botës së krimit i përmendur jo pak dhe nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, kur foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, mes të cilëve ishte dhe Klement Balili./abcneës.al