Vetëdorëzohet autori i vrasjes së Altin Balliut

schedule20:50 - 7 Mars, 2019

schedule 20:50 - 7 Mars, 2019

Olger Mustafaj, autori i vrasjes së Altin Balliut, është është vetëdorëzuar në polici këtë të enjte pas ngjarjes që ndodhi më 17 Janar të këtij viti në qytetin e Korçës. Ai ishte përplasur me viktimën para një lokali në Korçë, kur po kalonte me makinë dhe rruga ishte e zënë nga mjeti me të cilin po lëviznin shokët e viktimës.

Mustafaj hyri në lokal dhe gjatë sherrit verbal u dëgjuan shprehje të tipit kush jam unë, kush je ti. Më pas është larguar me makinë për t’u kthyer sërish i armatosur me pistoletë. I dyshuari e gjeti vetëm viktimën dhe e qëlloi disa herë kohën, kur ai po shkonte drejt mjetit ku ndodheshin shokët.

Dy prej plumbave e prekën, 35-vjeçarin në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Altin Balliu jetonte në fshatin Sllabinjë të Pogradecit dhe merrej me hapjen e puseve, sëbashku me vëllezërit.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë i më parë për plagosjen me kallashnikov të një bashkëmoshatari. Në Prill të vitit 2010, Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh.

Ai u dënua me 12 vite burg, por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Para se të kryente aktin e rëndë, Mustafaj kishte vetëm një vit i liruar nga burgu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!