Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit Vilson Tafçiu

schedule16:34 - 23 Janar, 2020

schedule 16:34 - 23 Janar, 2020

Policia e shtetit ka njoftuar se është vetëdorëzuar autori që kreu vrasjen e Vilson Tafçiut në Tiranë pranë Unazës së re.

Sipas policise, pas ushtrimit të trysnisë dhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, ditën e sotme është vetëdorëzuar Noel Dishi.

Dishi dyshohet se pas një konflikti të çastit ka vrarë Vilson Tafçiun i cili ndodhej në ambientet e një lokali në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

I dyshuari si autori i vrasjes në Astir Noel Dishi, i cili mbante edhe 2 emra të tjerë, Miklovan prifti dhe Noel Kolaveri, dyshohet se ka nxjerrë në pritë të riun me origjinë nga Peshkopia, Vilson Tafçiun.

Për shkak të problemeve me drejtësinë, Vilsoni kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij disa vite më parë nga Vilson Noka në Tafçiu.

Ky i fundit ka pasur një të shkuar kriminale. Ai  dyshohet si i përfshirë në trafiqe droge, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca më 6 nëntor të 2018 pasi kishte kryer 8 muaj burg.

Njoftimi i Policisë:

“Tiranë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.

Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al