Prangosja e Klement Balilit ka sjellë reagimet e menjëhershme të politikës. Presidenti i Republikës dhe kryeministri i vendit e kanë përshëndetur në deklarata të veçanta.
Peshku i madh zgjodhi të bjerë vetë në rrjetë. Gjesti i të shumëkërkuarit nga drejtësia prej dy vitesh u komentua edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Falenderimet për vetdorëzimin e tij Presidenti i Republikës Ilir Meta ia dedikoi agjencive ligjzbatuese dhe parnerëve ndërkombëtare.
“Përshëndes ndalimin e Klement Balilit. Një person me probleme mjaft serioze të ligjit dhe me këtë rast dua të falenderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët ta ndërkombëtare për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”, tha ai.
Më i drejtpërdrejtë u tregua kryeministri Edi Rama ndaj atij që prodhoi këtë rezultat sipas kreut të qeverisë.
“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”.
Vetëdorëzimin e Klement Balilit nuk e mohon por kërkon të lexohet nga një këndvështrim tjetër.
“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”.
Vendosja pas hekurave të drejtësisë të Klement Balilit i jep fund edhe kërkesave të përsëritura të ambasadës amerikane, në veçanti të ish-ambasadorit Donald Lu për të cilin Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar, me lidhje politike./abcnews.al