Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vetë Hëna do bëhet si një hapësirë”, profesori Çiço: NASA po përgatitet për jetesë afatgjatë në hapësirë

schedule20:31 - 6 Prill, 2026

schedule 20:31 - 6 Prill, 2026

TIRANË- Më 20 Korrik 1969, astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në Hënë me anijen kozmike “Apollo-11”, duke shënuar herën e parë që njeriu shkel mbi një trup tjetër qiellor përveç Tokës.

Ky moment historik ishte kulmi i një konkurrencë të ashpër mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik në garën hapësinore.

Profesori i shkencave kompjuterike, Betim Çiço, i ftuar në emisionin “Real Story”, rikujtoi atë periudhë dhe mënyrën se si është përjetuar kjo ngjarje në Tiranë.



“Periudha e parë ka qenë një konkurrenca mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA. Gagarin ka qenë njeriu i parë që u hodh në hapësirë. Kur tentuan ta çojnë në Hënë, Gagarin u zhduk. Në periudhën fillestare, amerikanët nuk ishin shumë mirë me lëndën djegëse dhe shpeshherë dështuan.

Pasi përmirësuan këtë efekt, e kaluan Bashkimin Sovjetik dhe shkuan deri në Hënë. Konkurrenca vazhdoi.

Vajtja në Hënë e njerëzve është ndjekur në 20 korrik në 1969. Është ndjekur në të gjithë Tiranën. Unë isha në universitet dhe në vit të katërt, edhe profesori Jorgji Kushi, na thotë: hajdeni pasdite se do shohim uljen e astronautëve amerikan në Hënë.

Në fund profesori u mërzit dhe i thotë atij laborantit: shko hiqe pak atë antenën, e hoqi ai dhe profesori tha: tani kaloi te pjesa e errët”, tha ai.

Profesori Çiço shtoi se NASA po përgatitet për jetesë afatgjatë në hapësirë dhe aktualisht po testojnë çdo aspekt të jetës njerëzore.

“NASA po përgatitet për jetës afatgjatë në hapësirë. Vetë Hëna do behët si një hapësirë.

Ky është fluturimi më i largët, me njerëz dhe duke testuar çdo aspekt të jetës njerëzore  jashtë Tokës, nga higjiena, ushqimi, komunikimi dhe psikologjia. Aty ku jetojnë ato është 9 metra katror”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!