I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha me statusin e ‘non grata’ nga SHBA-ja.
Sipas Çupit, Berisha vetë “nuk e dëshiron” heqjen e këtij statusi, ndërsa akti i tij i fundit i lidhur me 6 milionë dollarë, siç tha ai, dëmtoi reputacionin jo vetëm të tij, por edhe të institucioneve amerikane. Analisti shtoi se përpjekjet për ta hequr ‘non grata’-n e Berishës do të nënkuptonin një njollosje të imazhit të SHBA-së, duke theksuar ndikimin negativ që ai vazhdon të ketë kudo ku shfaqet.
“Berishës edhe sikur të ngrihet e gjithë Amerika që t’ia heqë ‘non gratën’ nuk ia heq dot. Sepse vetë Berisha nuk e do. Akti më i fundit i tij kundër vetes ishte 6 milionëshi dhe e mori vesh e gjithë bota. Ia dha Amerikës dhe nuk e dimë se kujt ia dha.
Të guxojë njeri sot që t’i heqë ‘non gratën’ Sali Berishës do të thotë që Amerika ra, u korruptua, u shemb, u turpërua, u njollos. Sali Berisha njollos gjithçka ku shkon me veset e tij. Ai i dha ryshfet Amerikës për ta korruptuar. Edhe bota të ngrihet nuk i heq dot ‘non gratën’”, tha analisti./abcnews.al

