Nga Roland Beqiraj
Gazi Xhafa, u largua nga fshati Lavdar i Korçës në vitin 1990. Për më shumë se 25 vite jetoi në Tiranë ku u mor me tregëtinë e frutave dhe perimeve. Përgjatë gjithë viteve që jetoi larg vendit ku lindi mendonte që një ditë të kthehej.
E kështu bëri. 7 vjet më parë u kthye në Lavdar në këtë zonë shumë malorë pranë Voskopojës për të ngritur një fermë me dhen. Por terreni ishte i vështirë i duhet të investonte në infrastrukturë.
Me paratë që e ndihmuan fëmijët që I kanë emigruar hapi një rrugë nga qëndra e fshati deri tek ferma, më pas ndërtoi stallat dhe bleu bagëtitë.
“Kam investuar tek rruga po bëj 6-7 vjet, që vetëm hedh material, që ka zërë vend rruga, se nuk hyj dot. Investimi është i madh bëra stallat, ndërtimt e tjera baxhot, dhomat e barinjve, shtëpinë që rri me gruan. Me 850 krerë e fillova dhe tani janë rreth 1100.”
Zona ku ka ndërtuar fermën rreth 500 metra nga qëndra e fshatit nuk është e elektrifikuar. Vazhdimisht përballet me vështirësi, por nuk dorëzohet.
“Kam bërë një central të vogël me ujë vetëm për drita se nuk ka forcë për më shumë. Dritat janë kryesorja që duhet të bëhen. Kam dhe baxho, kam vënë e frigoriferin, po se vë dot gjithnjë në punë se nuk e përballoj me energji elektrike. Nuk i marr dot dritat nga linjës e Voskopojës e ti sjell këtu, se më vënë 18 milion deri 20 milionë të vjetra.”
Veç problemit të energjisë që pjesërisht e ka zgjidhur vetë, nuk gjen dot barinj.
“Ka mungesë për barinj, se Maqedonia dhe Greqia I paguajnë 500 euro. Unë s’mund tja jap 500 euro. Këtu mund ti paguaj vetëm 400 mijë lekë. Është e vështirë puna e bariut se duhet të rrijë 24 orë këtu. Të rinjtë janë larguar dhe nuk e kanë pasion këtë punë, se duan punë të të lehta, të fitojnë lekë pa u lodhur.”
Që kjo fermë të mos mbyllet, pasi produket që nxjerr në treg janë bio dhe pëlqehen shumë nga turistët që vizitojnë Voskopojës kërkon më shumë mbështetje nga qeveria.
“Shpenzimet janë të mëdha s’ka ndonjë fitim kushedi se çfarë. Të na mbështesë shteti sa të mëkëmbemi. Mbështjen e kam marrë këto vite, po kanë vënë kufij për 300 krerë, unë kam 1.100. Kam dy nipte nga 300, bëhen 600, pjesa tjetër nuk mbulohet s’marr shpërblim. Duhet të shohin realitetin të na japin për aq kokë sa kemi. Shteti të na ndihmonte dhe për një pjesë të pagesës së barnjve. Në Maqedoni jep shteti një pjesë të rrogës së barinjve.”
Një kërkesë ka dhe për zyrtarët e njësisë administrative Voskopojë.
“Kur nis dimri që bllokohen rrugët duhet të më konsiderojnë dhe mua se këtu jam 8 veta me gjithë barinjtë. Fadroma duhet të kthehet e këtu nga rruga nacionale e të vijë deri këtu se 1 km është. Se këtu jam i bllokuar 5 muaj.”
Në të gjitha fshatrat e njësinë administrative të Voskopojës, 69 vjeçari Gazi Xhafa është tatim paguesi më i madh. Ferma e tij është e vetmja, me numrin më të lartë të krerëve./abcnews.al/


