Veshjet në Oscar 2019, mbizotëron ngjyra e zezë

schedule14:10 - 25 Shkurt, 2019

schedule 14:10 - 25 Shkurt, 2019

Në veshjet e protagonistëve të çmimeve Oscar, ka mbizotëruar mgjyra e zezë. Të gjithë janë kujdesur të duken sa më elegant, por nuk kanë munguar surprizat si në rastine aktorit Billy Porter.

Mbrëmja më e përfolur e vitit nuk ka zhgënjyer pritshmëritë. Në tapetin e kuq të edicionit 91-të të “Academy Awards”, çmimet Oscar, mbizotëronte ngjyra e zezë, veshja shumë elegante dhe spektakolare e Lady Gaga dhe shumë kolegë të saj meshkuj.

Por kishte dhe fustanë të çarë dhe dekokte të ekzagjeruara. Kombinime të mrekullueshme, por të kujdesshme dhe në përgjithësi shumë të ekuilibruara. Por nuk kanë munguar surprizat si në rastin e zgjedhjes origjinale të Billy Porter.

Aktori befasoi të tërë duke veshur një krijim përtej çdo gjinie të Kristian Siriano: një smoking me një fund shumë voluminoz dhe të gjatë mëndafshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!