“Veseli po mendohet, kemi akord”, CEO i klubit italian zbulon tratativat

schedule18:53 - 24 Janar, 2020

schedule 18:53 - 24 Janar, 2020

Frederic Veseli mund të ndryshojë skuadër që tani dhe bëhet fjali për të zbritur në Serie C. Klubi i Barit, që renditet në vendin e dytë në grupin C, kërkon të marrë kreun dhe të sigurojë ngjitjen në B direkt. Kështu ata po mundohen të përforcohen dhe CEO i klubit italian ka treguar se e kanë arritur marrëveshjen me lojtarin e kombëtares shqiptare.

Matteo Scala, për “Radio Bari” ka deklaruar: “Kishim dy rrugë për të hyrë në merkato, të merrnin lojtarë nga Serie C, gjë që do të kishte qenë më e lehtë, ose të merrnim lojtarë nga Serie B. Ata normalisht do të mendohem mirë para se të zbresin një kategori më poshtë.

Me Veselin kemi një marrëveshje. Na duhet të kuptojmë nëse ka motivimin e duhur për të luajtur ndeshjet e mbetura në Serie C. Po mendohet”, është shprehur Scala. Veseli është nën kontratë me Empolin dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!