Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të hapet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, pas mbylljes në kuadër të masave për koronavirusin.
Këtë propozim Veseli e ka dhënë gjatë takimit që pati sot me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.
“Unë jam në komunikim intensiv me të gjithë bartësit e institucioneve dhe partive politike në republikën e Shqipërisë. Ne jemi shqiptarë kufiri duhet të hapet për faktin se qytetarët duan të lëvizin, siç lëvizin në Drenicë që ishim bashkërisht ashtu duhet të shkojmë edhe në Sarandë dhe Durrës, kufijtë duhet të hapen dhe të mbrohet shëndeti publik përmes ministrive tona përkatëse dhe instituteve tona kombëtare të shëndetësisë, kjo është kërkesa ime Kosova duhet të hapet nga Shqipëria, duhet bllokohen konvojat e ardhjes masive nga Serbia të cilat po e rrezikojnë vetë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, thotë Veseli, raporton KP.
Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, thotë se në këtë takim janë diskutuar të krijohen premisa që në një të ardhmen të shpejt të hapet kufiri.