Vesel Kurtishaj do të mbahet mend gjithmonë si djali romantik që fitoi ‘Big Brother’. Menjëherë pas përfundimit të kësaj aventure, ai u bë pjesë e spektaklit “Dance with me”, ku fitoi sërish vendin e parë si çift me këngëtaren Albërije Hadërgjonaj.
Së fundmi, i ftuar në emisionin Sonte në T7, gjatë intervistës ai foli për ekperiencën e kaluar në shown e fundit.
Veseli u shpreh se pavarësisht që ishte fitues i çmimit të madh, asnjëherë nuk e kishte marrë shpërblimin e merituar. Për më tepër, ai akuzoi drejtpërdrejt drejtoreshën e këtij programi Vera Grabockën.
“Në kontratë ka shkruar “çmimi i madh”, por asnjëherë se kam kuptuar se cili ka qenë ky çmim, pavarësisht që kam qenë fitues”, ka deklaruar ndër të tjerash Kurtishaj./abcnews.al