Veseli: Beogradi nuk do të lejohet të ndërhyjë në Kosovë përmes Listës Serbe

schedule13:11 - 24 Maj, 2019

schedule 13:11 - 24 Maj, 2019

Kadri Veseli, kryetar i parlamentit të Kosovës, i ka bërë apel Bashkimit Europian që të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që Beogradi të mos lejohet të ndërhyjë në Kosovë përmes Listës Serbe. Por Veseli foli dhe për dialogun me Serbinë si dhe krijimin e gjykatës speciale që do të hetojë genocidin serb në vend. 

Institucionet e Kosovës do të kërkojnë nga Bashkësia Ndërkombëtare që të mos  lejojë Beogradit të ndërhyjë përmes listës serbe në Kosovë. Në një intervistë kryetari i parlamentit Kadri Veseli foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Veprimet e kryetarëve të komunave të veriut dhe mundësisë që ata do të dorëhiqen sërish do ti përgjigjen institucionet e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli tha se influence e Beogradit në veri është ndërhyrje flagrante dhe e dëmton stabilitetin në Ballkan.

Influencës që e domonstron Serbia në Kosovë, ky është shqetësim që do ta adresojmë te Bashkimi Evropian. Është ndërhyrje flagrante, dëmtuese që nuk është duke i ndihmuar stabilitetit në Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa duke folur për atë se a do të vazhdojë nëBruksel dialogu, Veseli thotë se Kosova nuk është ajo që i përcakton kushtet e dialogut Kosovë Serbi.

Në një rezolutë të cilën e ka nxjerr OKB-ja përgjegjësinë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë e ka bartur te Bashkimi Evropian. Brukseli nuk është qendër vetëm e Belgjikës por e gjithë BE-së. Qëndrimi do të jetë shumë i qartë në interes në mbrotje të sovranitetit dhe integritetit territorial . Nuk është Kosova që i përcakton kushtet e dialogut ku dhe si do të zhvillohen. Unë pres që BE-ja të ketë një involmim dhe kërkesë e jona është që SHBA-ja të jetë thellë dhe bindshëm në këtë process.

Derisa qëndrimi i tij për taksën mbetet i njëjtë.

Unë nuk e shoh Kosovën si një vend të izoluar me një nacionalizëm folklorik të pabazuar.

Ai ka shfaqur gatishmërinë të vizitojë Kuvendin Komunal të Leposaviqit dhe tu tregoj asamblistëve atje se Kosova është shtet edhe i tyre dhe se jeta e tyre është në Kosovë.

Veseli këmbëngul që ta qoj deri në fund iniciativën e tij për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë. Ndërsa thotë se asnjëherë nuk është ftuar nga Gjykata Speciale dhe sipas tij nëse një gjë e tillë ndodh ai do ta bëjë menjëherë publike. /ABC news Albania 24/7