Vesa Luma surprizohet nga djali dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq

schedule15:53 - 27 Qershor, 2020

schedule 15:53 - 27 Qershor, 2020

Para katër vitesh, Vesa Luma dhe Big Basta u bënë prindër për herë të parë. Dyshja prej kohësh është shpërngulur në Zelandën e Re, dhe janë shumë aktiv në rrjete sociale, ku edhe ndajnë momentet nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, këngëtarja është surprizuar nga djali i saj Lian, dhe përmes një postimi në Insta Story, ajo ka publikuar letrën e vogëlushit ku shkruhet “Të dua Vesa”. Teksa shpreh lumturinë për këtë dedikim kaq të ëmbël nga i vogli i saj, këngëtarja shkruan “Kjo është çfarë unë quaj lumturi. Pjesa e artit të Lianit”.

Përveçse në jetë, Vesën dhe Big Bastën i kemi parë bashkë edhe në muzikë, me këngët “Boom” dhe “Nuk do flejmë“. Por, dyshja ka konfirmuar se po bashkojnë sërish forcat për të sjellë diçka të re, pas kaq vitesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!