Pas një kohe të gjatë pritjeje, Vesa Luma është rikthyer më në fund në Shqipëri. Këngëtarja ndërmori rrugëtimin e gjatë nga Zelanda e Re së bashku me të birin, Lianin. Nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale, Vesa ka treguar se i vogli i saj e ka përballuar udhëtimin në mënyrën më të mirë.
“22 orë më vonë. I vogli im është shumë i fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, shkruan Vesa përkrah fotos së vogëlushit. Sapo ka hyrë në territorin shqiptar, këngëtarja ka publikuar një video nga dritarja e avionit, ku shprehet e emocionuar që më në fund shkel në vendin e saj pas dy vitesh.
“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar Vesa. Kujtojmë që bashkë me Big Bastën ata janë shpërngulur prej vitesh në anën tjetër të botës dhe kanë lënë pas angazhimet e tyre profesionale. Por dyshja e famshme ka premtuar rikthimin e shpejtë në muzikë. /abcnews.al