Prej kohësh, Vesa Luma dhe Big Basta janë zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me të birin. Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku ndajnë shpeshherë momente nga përditshmëria e tyre. Vesa ka treguar së fundmi se ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.
Këngëtarja ka vendosur t’i presë flokët deri tek supet dhe me baluke dhe look-un e ri e ka ndarë me ndjekësit. “90s baby”, shkruan këngëtarja krahas fotos, duke iu referuar modelit të famshëm të flokëve në vitet ’90.
Dyshja e artistëve ka qëndruar larg muzikës vitet e fundit, dhe vetëm së fundmi ata kanë konfirmuar se do të vijnë me një këngë por nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të publikohet. /abcnews.al