Është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Vesa Luma është larguar prej kohësh në Zelandën e Re, dhe për rrjedhojë nuk ka qenë aktive në muzikë. Megjithëse larg, ajo qëndron pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale, duke ndarë shpeshherë detaje nga përditshmëria me familjen e saj.
Pas kësaj pauze në muzikë, Vesa ka paralajmëruar projekte të reja që pritet t’i sjellë së shpejti. Rrugëtimi i saj artistik ka nisur që në fëmijëri dhe këngëtarja i ka kujtuar me nostalgji momentet e para që i hapën rrugën drejt suksesit. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke kënduar ndërsa mban një trëndafil në dorë.
“1994”, ka shkruar Vesa krahas fotos. Megjithëse, ka bërë me dije se po punon për këngë të reja por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme duke qëndruar diskrete. Sakaq, nga postimet që bën në rrjete sociale duket se dhe djali i saj do të ndjekë rrugëtimin artistik të saj dhe të Big Bastës.
/abcnews.al