Barcelona ka në gjirin e saj një numër të madh lojtarësh, të cilët nuk kanë hapësira dhe lëvizja më emirë për ta është huazimi, ose shitja. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Jean-Clair Todibo. Deri më tani i riu 19-vjeçar ka luajtur vetëm në dy ndeshje në La Liga, njërën prej tyre si titullar kundër Sevilla.
Sipas katalanases “Sport”, Barcelona ka vendosur ta shesë mbrojtësin në janar. Gjithsesi do të përdoret strategjia e zakonshme, ku në kontratën e tij do të vendoset një klauzolë që i jep të drejtën klubit spanjoll për ta riblerë për një shumë të caktuar.
Momentalisht bisedimet kanë nisur me gjermanët e Bayer Leverkusen, por ka interes edhe nga disa klube të tjerë. Në Angli Watford është klubi që po e vëzhgon me kujdes. Për kartonin e Tobido, Barcelona kërkon 10 milionë euro. /abcnews.al