PSG luan finalen e radhës sonte në mbrëmje. Fituesit e kampionatit francez dhe Kupës së Francës do të diskutojnë kundër Lyon (e premte, 21:10) trofeun e Kupës së Ligës.
Marco Verrati është i përqendruar te kjo finale dhe nuk e ka mendjen te dueli i çerekfinaleve të Champions League, kundër Atalantës.
“Nuk po mendojmë aspak për duelin në Champions, ndeshjen më të rëndësishme e kemi nesër. Jemi të lumtur që do të luajmë kundër Lyon, një skuadër e shkëlqyer.
Dëmtimi i Mbappe? Menduam për të kur ngritëm trofeun e fundit, por dëmtimet janë pjesë e futbollit. Një lojtar si ai i mungon të gjithëve”, thekson mesfushori italian. /abcnews.al