Gjatë intervistës për “Ballkan Update”, ish ministri serb në qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviç tha se veriun e Kosovës e kontrollojnë shërbimet sekrete. Sipas tij, këto shërbime serkrete po përpiqen që të krijojnë idenë se veriu është një vend i rrezikshëm për të punuar dhe jetuar.
Kush e kontrollon veriun? Jabllanoviç thotë se në disa momente kontrollohet nga disa vende perëndimore, në disa momente nga shqiptarët por “më së shumti, kontrolli është nga disa grupe kriminale serbe që kanë qenë gjithmonë të lidhur me njerëzit që kanë pushtetin në Beograd.”
Pjesë nga intervista:
Nëse diskutojmë për kontrollin në veri, nuk mund të themi se një palë ka kontroll të plotë. Nuk do të ishte e vërtetë. Në veri, ka prani të shumë shërbimeve sekrete, dhe secili prej tyre ka mbështetje dhe njerëz në komunitetin shqiptar, komunitetin serb, në komunitetin boshnjak, kështu që kemi ndikim të thellë të shumë agjencive të shërbimeve sekrete perëndimore, në të njëjtën kohë duhet të themi se kemi ndikim nga agjencia sekrete e Kosovës, shërbimi sekret i Serbisë, dhe po përpiqen të krijojnë situata. Shumë e situatave që shërbimet sekrete krijojnë në terren në Kosovë janë të rreme, duan ta paraqesin veriun e Kosovës si një vend të rrezikshëm për të punuar, për të jetuar.
Nuk është e vërtetë, ky është një vend që është normal si kudo në botë, kemi disa probleme, është absolutisht e vërtetë, ishin disa grupe kriminale në terren, por jo aq të mëdha, aq të fuqishme sa i paraqet media. Çdo grup kriminal në terren në çdo moment ishte i lidhur absolutisht me grupe kriminale shqiptare në Kosovën qendrore, me grupe kriminale në Serbinë qendrore, dhe mos u ndjeni keq nëse dëgjoni që shumë njerëz, nga shumë agjenci të inteligjencës, në fakt kanë komunikim me njerëz nga ato grupe. Kush e kontrollon veriun? Është çështje e momentit.
Në disa momente, disa vende të fuqishme perëndimore, në disa momente shqiptarët, por më së shumti, kontrolli është nga disa grupe kriminale serbe që kanë qenë gjithmonë të lidhur me njerëzit që kanë pushtetin në Beograd. Ne duhet të ndalojmë kontrollin nga Beogradi, Prishtina apo Brukseli, apo Washingtoni, duam t’u japim fund grupeve kriminale, nuk duam që ata kriminelë të diskutojnë me ndërkombëtarët apo njerëz të tjerë se cili është realiteti në terren, sepse në veri të Kosovës 23 vjet pas luftës, gjithmonë ka prani të shumë ushtarëve nga KFOR-i, ka mision si EULEX-i, në të kaluarën ishte policia serbe, tani policia e Kosovës, nuk është e mundur të japësh një përgjigje, sepse nuk do të kishim pasur kaq shumë probleme, incidente, grupe kriminale, nëse nuk do të ishte për kaq shumë shërbime sekrete.
Është e vërtetë. Do të ishte shaka nëse do të prisnim që ata ta pranonin këtë, ata bashkëpunojnë me ta, por në terren të gjithë e dinë realitetin, nuk mund të përfshihesh me kriminelët në veri të Kosovës nëse nuk ke mbështetje në disa momente nga njerëz të fuqishëm në Prishtinë, Beograd apo në komunitetin ndërkombëtar.
Një diskutim i drejtpërdrejtë i hapur i kryeministrit dhe presidentes me politikanët serbë të Kosovës nuk ekziston. Mund ta konfirmoj dhe garantoj këtë, unë jam i përfshirë në çështjet politike, por nuk njoh askënd nga pala serbe që ka komunikim dhe diskutim me ta./abcnews.al