Veriu i Italisë më i godituri nga Covid, në 2020-tën shënohet numri më i lartë i viktimave

schedule17:11 - 5 Mars, 2021

schedule 17:11 - 5 Mars, 2021

Veriu është zona më e prekur e Italisë nga koronavirusi, me 14,5% të vdekjeve.

Midis marsit dhe dhjetorit janë regjistruar 108,178 më shumë viktima se mesatarja e të njëjtës periudhë, por në vitet 2015-2019.

Kështu ka raportuar Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, pas analizës së vdekshmërisë të vitit 2020.

Në vitin 2020 numri i përgjithshëm i vdekje ishte më larti i regjistruar ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja, me 746,146 viktima, 100,256 më shumë se mesatarja e shënuar në 2015-2019.

Bilanci më i rëndë i pandemisë është parë veçanërisht në Lombardi, me një vdekshmëri më të lartë, krahasuar me rajonet e tjera veriore.

Ndërkohë një numër i lartë i viktimave u shënua në valën e dytë, sipas raportit duke filluar nga mesi i tetorit, efektet e valës së dytë shënuan rritje graduale të viktimave. Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020 kishte 213 mijë vdekje, 52 mijë me shumë se mesatarja e raportuar për të njëjtën periudhë, por në vitet 2015-2019.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!