Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë politike, lufta është përqëndruar te kandidatët brenda llojit.
12 kandidatë të partive politike, kanë kërkuar pamjet e numërimit të votave në disa KZAZ.
“Lufta e egër mes kandidatëve të partive politike po konkludon me dyshime për ndershmërinë e garës brenda llojit. Janë 11 kandidatë që kërkojnë pamjet filmike në të gjitha KZAZ. Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, po ashtu edhe Etilda Gjonaj. Nga PD, është Ilir Alimehmeti që kërkon pamjet filmike, ai po humb me diferencë nga Jorida Tabaku”, raportoi gazetari i ABC News, Andon Kello.
Kandidatët që kanë kërkuar pamjet janë;
Nga PS; Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini.
Nga PD; Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja, Ilirjana Kuçana, Shkëlqim Shehu dhe Altin Goxhaj.
Nga Koalicioni Euroatlantik; Rajmond Dervishi.
Nga Djathtas për Zhvillim; Enkelejd Alibeaj.



