Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Verifikim gardianëve të Peqinit/ Kandidati Noka denoncoi punonjësit e burgut për përfshirje në fushatë

schedule18:29 - 6 Maj, 2025

schedule 18:29 - 6 Maj, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal për shpërdorim të autoritetit nga ana e efektivëve të policisë, pas denoncimit të Partisë Demokratike.

Sipas deputetit Flamur Noka, disa punonjës të policisë në Elbasan dhe të burgut të Peqinit janë përfshirë në fushatën elektorale të kandidates së Partisë Socialiste në këtë qark.

Në një postim në rrjetet sociale, ai akuzoi se “Burgu i Peqinit është kthyer në shtab elektoral”.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi nisjen e hetimeve dhe ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor, i përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore.

Grupi po kryen veprime të menjëhershme hetimore, përfshirë marrjen në pyetje të personave me dijeni, këqyrjen e pamjeve filmike dhe sekuestrimin e provave materiale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!