Ky është një vit që duket se për shkak të reshjeve që kanë qenë prezentë gjatë muajve të fundit në vendin tonë, nuk do të kemi shumë probleme energjitike.
Drejtor i Energjitikës, Ministria e Infrastrukturës, Enea Karakaçi në intervistën e tij të dhënë për “Sheshi i Dollarit”, në ABC News është shprehur se situata është optimale dh verën e presim me qetësi .
“Jemi në një situatë optimale, sigurish kaskada është në nivelin më të mirë, për shkak të prurjeve të mira dhe në këtë moment ne e presim verën me qetësi dhe pse do të kemi rritje të konsumit por niveli i kaskadës na lejo që ta shikojmë në nivel të mirë. Por niveli i kaskadës na lejo ta shikojmë situatën si optimiste”, është shprehur Karakaçi.
Ndër të tjera ai ka thënë se Shqipëria po merr masa për të krijuar burimet e veta energjitike.
LEXO EDHE: Bursa e energjisë, Karakaçi: Krijon mundësi për shitjen e energjisë së rinovueshme
Karakaçi është shprehur se një tjetër projekt me rëndësi në sektorin e energjisë është Skavica, e cila do të japë një rol kryesor në këtë sektor për ta bërë Shqipërinë një vend eksportues.
“Interesi është shumë i shtuar, ministria e Energjisë është në rolin e vet më të mirë dhe të shikojmë edhe raportet ndërkombëtare, ne renditemi të parët në rajon përsa i përket ankandeve, dhe përveç Karavastasë dhe Spitallës, ku theksoj se implianti i Karavastasë nis prodhimin në tetor. Ne në qershor mbyllim ankandin e parë të erës, ku nga 6 kompani do zgjedhim fituesin më pas do të hapim ankandin për energjinë fotovoltaike i pari dhe më i madhi në rajon dhe i ofrohet shumë zhvilluesve dhe ka një veçori që tokën duhet ta sigurojnë subjektet private, ne mbështetemi nga BERZH dhe presim që një projekt i tillë të mbyllet në fund të 2023.
Skavica po zhvillohet me kompaninë amerikane që po bën studimet për të arritur në një studim të plotë fizibiliteti, në një studim të plotë mjedisor dhe impakti social dhe po merren masa për financimin e tij, ky është një projekt që bën rregullimin e kaskadës së Drinit dhe e bën vendin si një vend të rëndësishëm për prodhimin dhe sigurinë energjitike.
Është një projekt shumë i rëndësishëm që do të ndihmojë për faktin që vendi ynë të bëhet një zonë shumë dinamike.Në vitin e kaluar për të dalë nga kriza kërkonim uljen e konsumit të familjarëve po ulja e çmimit është për faktin e instalimit të paneleve fotovoltaike, pasi në vendin tonë lejohet deri në 550 kv. Instalimin e këtyre paneleve ne e cilësojmë shumë të rëndësishme në uljen e konsumit të energjisë”, ka thënë ai. /abcnews.al