“Verë” në vjeshtë, temperatura rekord në Spanjë

schedule14:12 - 2 Tetor, 2023

schedule 14:12 - 2 Tetor, 2023

Fillimi i tetorit të këtij viti në Spanjë ishte më i ngrohti që nga fillimi i regjistrimeve, njoftoi sot Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (AEMET) me temperatura mbi 32 gradë Celsius.

“Në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik, temperaturat më 1 tetor varionin nga shtatë deri në 14 gradë mbi normalen për këtë periudhë të vitit,” tha zëdhënësi i AEMET Ruben del Campo.

Dy qytete në Spanjën jug-qendrore, Badajoz dhe Montoro shënuan temperatura të larta rekord për Spanjën kontinentale në tetor në përkatësisht 38 dhe 38,2 gradë Celsius.

Rekordi i mëparshëm ishte 37.5 dhe u regjistrua në tetor 2014 në Marbella.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!