Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Verë në mes të vjeshtës, Franca shënon rekord, meteorologët parashikojnë ditë të nxehta për Europën

schedule17:45 - 17 Tetor, 2022

schedule 17:45 - 17 Tetor, 2022

Franca po përjeton temperatura të pazakonta për stinën e vjeshtës.

Termometri ka shkuar mbi 30 gradë celcius në disa zona të vendit, me meteorologët që paralajmërojnë se pjesa më e madhe e Evropës do të përballet me temperatura me të paktën plus 6 gradë celcius nga vlerat normale të vjeshtës.



Edhe vendi ynë shënoi temperatura të ngrohta këtë fundjavë, me termometrin që shkoi deri në 22 gradë celcius.

Gjatë fundjavës, temperature të larta u regjistruan edhe në Spanjë, Gjermani dhe Austri.

Meteorologu grek, Sakis Arnautoglu tha se temperatura 32,6C që u regjistrua dje në Navarrenx të Francës, është temperatura më e lartë që është regjistruar ndonjëherë në Francë për 15 ditëshin e fundit të tetorit.

Korriku i vitit 2022 ishte korriku më i ngrohtë i regjistruar në Francë dhe i dyti më i thati i regjistruar ndonjëherë (pas marsit 1961). Ndryshimet klimatike janë shkak kryesor i temperaturave ekstreme që po përjeton planeti, thonë shkencëtarët, pasi gazrat serrë po përforcojnë intensitetin, kohëzgjatjen dhe frekuencën e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!