Verdiktet finale: Më i miri i Euro 2020 është Donnarumma, as Ronaldo s’del pa gjë

schedule00:15 - 12 Korrik, 2021

schedule 00:15 - 12 Korrik, 2021

Italia është kampione e Europës pas disa dekadash, duke marrë trofeun e gjashtë madhor. Sot i jashtëzakonshëm edhe një tjetër herë ishte Gigio Donnarumma.

Ish-portieri i Milanit priti tre penallti sot dhe pas gjithë kontributit gardiani i Italisë meritoi çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.

 

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, që i dha lamtumirë shpejt Europianit me Portugalinë e tij, u shpall golashënuesi më i mirë u Kampionatit Europian me 5 gola dhe 1 asist. /abcnews.al