Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Verdiktet e basketbollit në Itali, trishtohen tifozët e Virtus Bologna

schedule18:57 - 7 Maj, 2020

schedule 18:57 - 7 Maj, 2020

Futbolli në Itali po përgatitet për t’u rikthyer, por nuk ndodh e njëjta gjë me basketbollin. Ky sport vlerësohet shumë në vendin fqinj, sigurisht jo sa futbolli, dhe ky sezon do të mbyllet pa festë. Federata Italiane e Basketbollit (FIP) ka marrë vendimin për të mos filluar sezonin e lënë përgjysmë prej koronavirusit.

Virtus Bologna mban vendin e parë me 4 pikë më shumë se Sassari dhe një ndeshje më pak. Skuadra e njohur priste titullin kampion, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. “Siç është vendosur në 15 prill, Këshilli Federal ka urdhëruar përfundimin e sezonit sportiv 2019/2020 të kampionatit Serie A dhe Serie A2.

Këshilli vendosi të mos caktojë titujt e kampionit për Serinë A dhe A2, të mos rrëzohet nga kategoria asnjë skuadër e Serie A, të mos ngjitet asnjë skuadër në elitë nga Serie A2, njëkohësisht të mos rrëzohet askush nga kjo kategori”, lexohet në komunikatën e FIP. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!