Verdho: Situata energjitike e qëndrueshme, kemi kaluar edhe në eksport herë pas here

schedule14:30 - 2 Qershor, 2023

schedule 14:30 - 2 Qershor, 2023

Situata energjitike në vend është stabilizuar gjatë muajve të parë të këtij viti. Drejtor i KESH, Ergys Verdho i ftuar tek “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me kapacitetet dhe me sigurinë që mund të kemi për energjinë gjatë muajve në vijim.

Verdha në fjalën e tij është shprehur se fatmirësisht për shkak të reshjeve të herëpashershme niveli i kaskadës është në kuotat e duhura dhe deri më tani nuk shihet ndonjë situatë problematike.

Ndër të tjera ai ka theksuar se jo vetëm që ka rezervat e duhura energjitike por në rastet që ka shumë prurje është kaluar dhe në eksportim të energjisë.

“Kriza energjitikë është e fokusuar në tregjet energjitike. Viti i kaluar tetor dhe dhjetor kanë qenë reshje të shumta dhe të pakontrollueshme por menaxhimi i kaskadës ka qenë në mënyrën më të mirë. Nga janari e deri më tani reshjet kanë qenë në nivele normale dhe nuk na kanë vënë në vështirësi. Deri më tani situate është e menaxhueshme më së miri dhe shpesh kur kemi reshje dhe prurje dalim dhe në eksport. Kemi eksportuar rreth 438 mijë mega nga tetori deri më tani që ka bërë të mundur ardhjen e jo më pak se 35 milionë euro. Viti i kaluar ka sjellë shumë problem me mungesën e reshjeve duke na bërë të vështirë ruajtjen e rezervës hidrike, që deri më tani është si dy vite më parë e ruajtur këtë rezervë deri në fund të majit ku dhe temperaturat nukk janë shumë të larta është e pritshme.

Në import nuk kemi dalë akoma, jemi duke planifikuar tre mujorin e tretë që përkon me verën, dhe po studiojmë tregjet ku pas një studimi tregu kemi dalë në import tregu 3 dhe 5 vjeçar. Siguria energjike është e nevojshme por siguria financiare e atyre operatorëve që na ofrojnë ne është më e rëndësishme. Importin do ta vijojmë kur bursa do të jetë e ulët.

Në këto 35 milion euro, ne jemi në shifrën mbi 110 euro për megavat”, ka thënë Verdha.

Gjithashtu në fjalën e tij me gazetaren Genta Dobra kreu i KESH ka theksuar se tashmë po merren masa për të krijuar edhe burime energjitike të gjenerueshme në mënyrë që të mos përballemi me krizat energjitike globale siç ndodhi një vit më parë.

Do ja dalim se i kemi te gjithe mundësitë, shpresojmë që herë pas here Zoti të na sjellë reshje dhe prurje dhe çdo gjë do të shkojë mirë. Pasi mundësoi blerjen katër mujore shumë herë më të lirë se bursa i dha një frymëmarrje për operacionet në kaskadë. Skuadra e KESH është e përgatitur për të parë ecurinë e bursave dhe gjendjen faktike të njësive gjeneruese që janë në rajon. Çmimet janë pak më të ulëta se bursa për shkak të kapaciteteve për operatorët. Keshi në ALPEC jep ai bursën dhe e dikton ai bursën, dhe nga ana tjetër kur kemi platformën për të eksportuar energji çmimi diktohet nga KESH.

Në dijeninë time prodhuesit e vegjël që kanë një kontratë me shtetin shqiptar kanë një lidhje të ngushtë me KESH atë energji që duhet të jepnim për përdorim publik. KESH është i lidhur me planin afatgjatë të reformës në energji me ministrinë që është dhe pronari i kompanisë, dhe ajo që kemi si mision është rritja e kapaciteteve gjeneruese dhe diversifikimin e tyre, kur ka diell të prodhojmë me diell, kur ka erë të prodhojmë me erë dhe kur ka ujë me ujë.

Në mesin e këtij muaji do të fillojmë operimin me anijet lundruese është Karavastaja një gjë e shtuar që do të na ndihmojë në ruajtjen e rezervës energjitike. Janë të gjithë këto mekanizma që KESH po përdor”, ka thënë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!