“Verdhezinjtë” sfidojnë “asipirinat”, publikohen formacionet e sfidës Bayer Leverkusen-Borussia Dortmund

schedule17:02 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 17:02 - 3 Dhjetor, 2023

Padyshim, një nga përballjet më emocionuese të kësaj të jave të 13-të, të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga është përplasja e “BayArena”, mes “aspirinave” të Bayer Leverkusen dhe “verdhezinjve” të Borussia Dortmund.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Xabi Alonso i ka rreshtuar “aspirinat” e tij, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është finlandezi Hradecky e para tij në mbrojtje janë Tapsoba, Jonathan Tah e Kossounou. Në krahët e mesfushës janë Grimaldo e Frimpont me qendrën që mbulohet nga Palacios e Xhaka. Më të avancuar janë Ëirtz e Hofmann, ndërsa Boniface ndodhet i vetëm në “majën” e sulmit.

Në krahun tjetër, tekniku Edin Terzic i ka vendosur në fushë “verdhezinjtë” e tij, me formacionin e zakonshëm, 4-2-3-1, ku në portë është Kobel e para tij në mbrojtjes Wolf, Hummels, Schlotterback e Ryerson. Më të tërhequr janë Sabitzer e Emre Can, ndërsa Marco Reus, Julian Brandt e Bynoe-Gittens janë vendosur pas Niclas Fullkrug, i vetëm në sulm. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!