Ishte padyshim një prej surprizave më të madhe, të sezonit të kaluar. “Bomberi” i Stuttgart, Serhou Guirassy realizoi një sezon fenonmal, me plot 30 gola të shënuar, në po aq ndeshje të regjistruara në Bundesliga e DFB Pokal, duke gjetur vendin e tij mes sulmuesve më të mirë të Evropës, për herë të parë në karrierën e tij.
Këto performanca mahnitën edhe një prej finalistëve, të UEFA Champions League, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e “superyllit” nga Guinea, për shifrën modeste, të 17.5 milionë eurosh, shifër që përkon me klauzolën e shitjes, së Guirassy.
Gjithccka u mësua nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “X” zbuloi se “gjigantët” e Bundesliga ishin treguar më të shkathët se ekipet e tjera, që ndiqnin “bomberin” e Stuttgart dhe pasi kanë gjetur akordin pesrsonal, me 28-vjeccarin kanë paguar vlerën e klauzolës së tij. /i.m /abcnews.al