Në orën 20:45, në arenën “Stadio Luigi Ferraris” vendasit e Genoa do presin “verdhekuqtë” e Jose Mourinho, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku Roma do të kërkojë vetëm fitore.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Alberto Gilardino i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Martinez dhe para tij Bani, Dragusin e Vasquez. Në mesfushë janë pozicionuar Sabelli, Strootman, Badelj, Frendrup e Matturro, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Gudmundsson e Retegui.
Në krahun tjetër, tekniku Jose Mourinho i ka vendosur “gladiatorët” romakë më formacionin 3-4-2-1, ku në portë është portugezi, Rui Patricio e në mbrojtje, Ndicka, Llorente e Mancini. Në krahët e mesfushës janë Spinazzola e Kristensen, me qendrën që mbulohet nga Paredes e Cristante. Më të avancuar janë Pellegrini e Dybala, ndërsa në majën e sulmit është “bomberi” belg, Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: