Igli Tare dhe Lazio do të ndajnë rrugën gjatë merkatos së kësaj vere.
Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtori sportiv shqiptar duket i destinuar të largohet nga kryeqyteti në fund të sezonit.
Për momentin janë të pakta shanset që ai të qëndrojë, pavarësisht se disa muaj më parë dukej konkret skenari i një rinovimi 3-vjeçar.
Shkak thuhet se janë bërë edhe disa përplasje verbale me trajnerin e “shqiponjave”, Sarri, për çështje të merkatos. Tare ka qenë një nga më të rëndësishmit e Lazios ndër vite, duke e ndihmuar klubin me lojtarë të talentuar. Frankfurt dhe Hoffenheim në Gjermani po mendojnë për të, po ashtu dhe Juventus në Itali e ka vlerësuar si alternativë./ h.ll/abcnews.al