Në mbledhjen e Komisioneve të Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani tha se institucioni që ai drejton qëndron larg deklaratave politike. Më tej, në fjalën e tij Dumani tha se gjuha e përdorur përbën shqetësim dhe frymëzon elementë të krimit të organizuar, por njëkohësisht bën më vulnerabël edhe prokurorët dhe familjarët e tyre.
“Sa i takon deklaratave politike, siç edhe e keni vënë re, SPAK përpiqet të rrijë larg këtyre deklaratave duke mos u përfshirë ne debate apo në replika.
Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre.
Ne këtë e kemi vënë re edhe në punë tonë të përditshme, sepse sa herë që sulmet politike shtohem vihen re edhe shtime të rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm.
Ne, siç e thash edhe më pare, rrimë larg deklaratave politike, sepse nuk është pjesa jonë. Pjesa jona është të hetojmë çështje të bazuara në prova dhe në ligj.” / abcnews.al /


